Premton shumë për të ardhmen, talenti nga Saranda firmos me Akademinë e Manchester City

Emri:  AB71C201-5E2C-4F89-909C-00792A4D376E.jpg

Shikime: 68

Madhësia:  48.7 KB

Shqipëria ka mjaft talente në futboll dhe ai është njëri prej tyre. 12-vjeçari nga Saranda, Bruno Qëndro ka firmosur me Manchester Cityn në Angli dhe do të jetë pjesë e Akademisë së këtij klubi. Sa i takon marrëveshjes, bëhet fjalë për një kontratë 4-vjeçare.

I kualifikuar nga 14 të përzgjedhurit për cilësi sportive, Qëndro premton shumë për të ardhmen. Të gjithë duhet të mbajmë mend emrin e tij, pasi një ditë mund të dëgjojmë për të në arenën ndërkombëtare. Talentin e pret një punë e madhe te Akademia e “Qytetarëve”, për shkak të konkurrencës.

Emri:  436547454_10225970327737614_1121946727874992953_n.jpg

Shikime: 69

Madhësia:  83.4 KB

Emri:  436426150_10225970327857617_2629635143034942394_n.jpg

Shikime: 60

Madhësia:  53.9 KB

Balkanweb