Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Eagle Eye.
    Anėtarėsuar
    23-04-2024
    Postime
    12

    Mishi i derrit i ndaluar dhe ne Bibel

    Deuteronomy 14:8 And the pig, because it parts the hoof but does not chew the cud, is unclean for you. Their flesh you shall not eat, and their carcasses you shall not touch.

    Ligji i Pėrtėrirė 14:8 Edhe derri, qė e ka thundrėn tė ndarė por nuk pėrtypet, ėshtė i papastėr pėr ju. Nuk do tė hani mishin e tyre dhe nuk do tė prekni trupat e tyre tė ngordhur.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2020
    Postime
    1,470
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Mishi i derrit i ndaluar dhe ne Bibel

    Mishi i derrit i ndaluar dhe ne Bibel Tani nuk ėshtė i ndaluar nga Bila mishi i derrit.

    Eagle Eye me kėnaqėsi shoh qė je i interesuar pėr njė libėr kaq tė madh sa Bibla. Por e kuptoj qė ndoshta nuk di ēfarė me tė vėrtetė Bibla ėshtė e si lexohet. Nė fakt, Bibla nuk ėshtė njė kodė penal, por ėshtė historia e shėlbimit, e mardhėnjėve tė Zotit mė popullin e vet
    Bibla ėshtė njė libėr madhėshtor qė fillon me frazėn e famshme “Nė fillim Zoti krijoi qiellin dhe token” (Zak. 1,1) dhe pėrfundon me njė frazė tjetėr tė famshme: "Hiri i Zotit Jezus qoftė me ju tė gjithė. Amen" (Zb. 22,20). Midis kėtyre dy vargjeve, nė mė shumė se 2000 faqe, janė mbledhur shkrimet e qindra njerėzve tė frymėzuar nga Zoti, qė me anė tė shkrimeve tė tyre, donte tė edukonte popullin e tij. Sipas tė krishterėve qėllimi i Hyjit ishte qė tė gjithė tė bėheshin tė aftė tė mirėpritnin Mesinė kur do tė vinte nė tokė. Folja “edukoj” mbart nė vetvete idenė e njė ndryshimi pozitiv nė tė gjitha aspektet e personalitetit tė tyre. Kėtu po pėrmend vetėm tre prej tyre:
    1 Nė aspektin e teologjisė dhe tė njohjes sė Hyjit,
    2 Nė aspektin e jetės morale personale.
    3 Nė aspektin e marrėldhėnjeve shoqėrore.
    Pėr ta kuptuar kėtė, merre njė Fjalor biblik dhe lexo atė qė ėshtė shkruar pėr tė shpjeguar pėrmbajtjen e ēdo fjale qė gjendet nė fjalor dhe kuptimi i ēdo fjale gjithmonė nė pėrparim.
    Pėr sa u pėrket ushqimeve, shumė ndalohen nė Bibėl, por kapitulli mė sqarues nė kėtė drejtim mė duket se ėshtė Marku 7, ku ndėr tė tjera lexojmė: “S’ka asgjė pėrjashta njeriut qė mund ta bėjė atė tė papastėr duke hyrė nė tė, por ēka del prej njeriut ‑ ajo e bėn tė papastėr… a nuk e kuptoni se asgjė qė hyn nga jashtė nė njeriun, nuk mund ta bėjė tė papastėr njeriun, 19 sepse nuk i hyn nė zemėr, por nė bark e del nė nevojtore?”…Kėshtu Jezusi i shpalli tė pastra tė gjitha ushqimet... Dhe vazhdoi: “Ēka del prej njeriut ajo e bėn tė papastėr, 21 sepse prej brendisė ‑ prej zemrės sė njeriut rrjedhin: mendimet e kėqija, llojet e ndryshme tė fėlligėshtisė, vjedhjet, vrasjet, 22 kurorė‑ thyerjet, dėshira e tepruar e pasurisė, mashtrimet, shfrenia, smira, blasfemitė, krenaria, marrėzia. 23 Tė gjitha kėto tė kėqija dalin nga brenda dhe e bėjnė njeriun tė papastėr”.
    Mėsimi i Jezusit, dhe e Biblės, si e kuptoj unė, ėshtė i qartė: Jemi tė lirė tė zhgjedhim dhe tė hamė ēdo ushqim, me pėrkormėri,e duke pėrjashtuar ata qė janė tė dėmshėm pėr shėndetin tonė, duke ruajtur kėshtu atė qė urdhėrohet nė Dekalogun: Kujdesuni shumė pėr shėndetin e jetės tuaj dhe e tė gjithė njerėzve. Pas kėtij sqarimi, u takon dietologėve tė pėrshkruajnė dietat qė duhen ndjekur, nėse ėshtė e nevojshme, sipas njohurive skencore tė tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ninoenina : 24-04-2024 mė 12:32

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Eagle Eye.
    Anėtarėsuar
    23-04-2024
    Postime
    12

    Pėr: Mishi i derrit i ndaluar dhe ne Bibel

    Citim Postuar mė parė nga ninoenina Lexo Postimin
    Eagle Eye me kėnaqėsi shoh qė je i interesuar pėr njė libėr kaq tė madh sa Bibla. Por e kuptoj qė ndoshta nuk di ēfarė me tė vėrtetė Bibla ėshtė e si lexohet.
    Me sa po kuptoj nga shkrimi duket qe e konsideron Jezusin si Zot, qe i bie qe Biblen nuk e paske studjuar si duhet.

    Mateu 26:36 Pastaj Jezui shkoi bashkė me dishepujt nė njė vend qė quhet Gjetsemani e u tha: «Rrini kėtu, se unė po shkoj mė tej pėr t'u lutur»
    Mateu 26:39 Pasi shkoi pak mė tej, ra me fytyrė pėrdhe e u lut: «Ati im, po tė jetė e mundur, largoje kėtė kupė prej meje. Megjithatė u bėftė jo si dua unė, por si do ti».


    Ne lidhje me ndalimin e mishin e derrit eshte pjese e Bibles dhe nuk thohet ka qene i ndaluar dhe nuk eshte me, pa sjelle ndonje varg te Bibles.

    (Thenia e Jezusit) Mateu 5:17 Mos mendoni se kam ardhur pėr tė shfuqizuar ligjin apo profetėt. Unė nuk kam ardhur pėr t'i shfuqizuar, por pėr t'i pėrmbushur.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2020
    Postime
    1,470
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Mishi i derrit i ndaluar dhe ne Bibel

    PĖRGATITJA E LITURGJISĖ

    E DIELA E 5 E PASHKĖS VITI B

    MĖ 28 – 4 - 2024.

    Ps. 22, 26b-27.28-29.31-32

    26 Prandaj do tė tė lėvdoj nė kuvendin e dheut,
    ndėr sy tė besimtarėve tė tu do t’i kryej kushtet.
    27 Do tė hanė skamnorėt e do tė ngihen,
    do ta lavdėrojnė Zotin ata qė e kėrkojnė:
    ‘Rroftė zemra e tyre pėr amshim!’
    28 Do tė kujtohen e do tė kthehen te Zoti
    mbarė skajet e tokės,
    do tė adhurojnė para tij mbarė familjet e kombeve.
    29 Sepse Zoti ėshtė mbret! Ai i sundon kombet!
    31 nė shėrbim tė tij do tė jetė fara ime,
    breznisė sė ardhshme do t’i tregohet pėr Zotin,
    32 pėr drejtėsinė e tij do t’i tregohet popullit qė vjen:
    “Kėshtu bėri Zoti”!



    LECTIO DIVINA – MEDITIM – LUTJE

    SURPRIZAT E PSALMIT 22.


    Nė shikim tė parė, Psalmi 22 ėshtė shumė kurioz! Pėrfundon me kėto vargje tė ndritshme, plot falėnderime qė lexojmė sot:
    "28 Do tė kujtohen e do tė kthehen te Zoti mbarė skajet e tokės, do tė adhurojnė para tij mbarė familjet e kombeve".
    Dhe: "31 nė shėrbim tė tij do tė jetė fara ime, breznisė sė ardhshme do t’i tregohet pėr Zotin, 32 pėr drejtėsinė e tij do t’i tregohet popullit qė vjen: “Kėshtu bėri Zoti”!
    Por Psalmi 22 ėshtė edhe ai qė fillon me atė britmė ankthi qė ne e dimė mirė: "O Hyj, Hyji im, pse hoqe dorė prej meje?"
    Fillimi dhe mbarimi i Psalmit janė absolutisht tė ndryshme, pėr tė thėnė tė paktėn. E megjithatė ... meqenėse ėshtė me tė vėrtetė i njėjti psalm, ne duhet tė zbulojmė se ku ėshtė uniteti i tij. Sė pari, nuk duhet tė harrojmė se ky psalm, si gjithė tė tjerėt, ka tė bėjė me tėrė popullin: ai qė bėrtet nė dėshpėrimin e tij nė fillim tė psalmit dhe qė, nė fund, falėnderon, nuk ėshtė askush tjetėr pėrveē Popullit tė Zgjedhur, Izraelit. Nėse ai falėnderon, nė fund tė fundit, kjo ėshtė pėr shkak se ai shpėtoi; por kjo nuk i fshin vuajtjet e kaluara; ato nuk mund tė harrohen, pėrkundrazi, populli falėnderon pėr vuajtjet, qė janė tani vetėm nė kujtesė, dhe njėkohesisht edhe pėr ditėt e bukura qė gėzon pas ēlirimit nga robėria e Babilonisė. Madje, pas ēlirimit mund tė shpėrthen nė thirrje gėzimi, sepse mė parė ka vuajtur shumė...
    Por cili ėshtė konteksti i pėrbėrjes sė kėtij psalmi? Pas ēlirimit tė ofruar nga Kiri Populli izraelit po kthehet nė vendin e tij nga Mėrgimi nė Babiloni. Mė parė nė vitin 587 pes, pas kapjes sė Jeruzalemit nga Nabukodonozor, Populli pėrjetoi rrėnimin e Qytetit tė Shenjtė, rrėnimin e Tempullit, mizoritė e njė rrethimi tė pamėshirshėm dhe internimin larg vendit tė tij; pėrjetoi edhe pėrbuzjet dhe talljet e fitimtarėve qė u kėrkonin atyre t'u kėndonin kėngėt e Sionit, klėngėt popullore tė tyre... Zoti kishte premtuar qė do tė kishte banuar pėrgjithmonė nė Tempullin e Jeruzalemit ... por mergimtarėt nė Babiloni pyesnin veten nėse Zoti do te kishte jetuar midis tyre! Zoti kishte premtuar gjithashtu, qė nuk do tė kishte braktisur kurrė popullin e tij ... por ēfarė kishte mbetur nga ato premtime tė bukura? E megjithatė, pėr tė mbajtur durimin, nuk kishte zgjidhje tjetėr pėrveē se tė kujtonin gjithmonė premtimet e Zotit dhe veprat e tij pėr tė mirėn e popullit tė tij pėr kaq shumė shekuj.
    Nė kėtė situatė tė mjerueshme Populli bėri njė premtim, njė kushte: nėse shpėtojmė, kur tė kthehemi nė vend, do tė rindėrtojmė tempullin e Jeruzalemit dhe do tė shkojmė nė procesion pėr tė ofruar njė flijim. Dhe ky psalm ishte kėnga qė duhej tė shoqėronte festėn e kthimit, festėn e shugurimit tė Tempullit dhe procesionin e flijimit; aty ėshtė, ēelėsi i kėtij Psalmi 22: "Para atyre qė kanė frikė prej teje, unė do tė mbaj premtimet e mia". (Kjo nėnkupton premtimet e mia pėr njė festė falėnderimesh nė Tempullin nė Jeruzalem). Prandaj mund ta krahasojmė kėtė psalm me ex-voto tė ofruar nga besimtarėt: nė kishat tona, pėr shembull, gjendhen piktura qė pėrfaqėsojnė nė njė mėnyrė jashtėzakonisht realiste njė rrezik tė madh nga i cili njerėzit besojnė se i ka shpėtuar Zoti ose Virgjėra Mari… dhe pikturat qė shihen nė kishat janė shenja falėnderimi pėr shpėtimin e fituar pėr ndėrmjetėsimin e pajtorit tė tyre; mund tė jetė, pėr shembull, fotografia e njė mbytjeje anijeje: tė rinjtė po mbyten nėn sytė e tmerruar tė prindėrve tė tyre qė luten; nė njė cep tė pikturės, Zoja e Bekuar, nė njė re, pėrkulet nė tė gjithė kėtė botė tė vogėl: njė mėnyrė pėr ata qė e ekzekutuan pikturėn pėr tė thėnė: "Ėshtė njė mrekulli e vėrtetė, ata janė shpėtuar nga Zoja Mari".


    PSALMI 22, NJĖ EX-VOTO

    Po kėshtu, Psalmi 22 fillon duke thėnė sprovat e mėrgimit dhe ndjenjėn e braktisjes qė vuajti ēdo mergimtar:
    "O Hyj, Hyji im, pse hoqe dorė prej meje? Larg nga Shėlbimi im fjalėt e dėnesės sime! Hyji im, kėrkoj ndihmė ditėn e ti nuk mė pėrgjigjesh, qes kushtrimin natėn e nuk gjej pushim... Gjithkush mė shikon, mė pėrqesh, shtrembėrojnė buzėt, luajnė me kokė... Mė rrethuan qen me shumicė, turmė keqbėrėsish mė rrethuan gjithkah. M’i shporuan duart e kėmbėt"(v. 2-3.8.17).
    Izraelitėt gjatė mergimit nė Babiloni nuk gjendeshin mė mirė se njė njeri i dėnuar, i kryqėzuar, i vrarė dhe i braktisur nė rrugė si ushqim pėr kafshėt. Ishin gjėra qė shiheshin shpesh:
    "M’i shporuan duart e kėmbėt, mund t’i numėroj tė gjithė eshtrat e mi, e kėta mė shikojnė e nuk m’i ndajnė sytė" (v.17v) .
    Mrekullia e parė e kėtij Mėrgimi, para ēlirimit, ėshtė padyshim vėrshimi i shpresės qė ngjalli: atje, nė robėrinė e Babilonisė, Izraelitėt nė merguim nuk ndalen sė luturi, duke shpresuar nė Zotin dhe pėr kėtė luteshin:
    "E, pra, ti je Shenjti qė banon nė lavditė e Izraelit. Nė ty shpresuan etėrit tanė, shpresuan e ti i shpėtove! Ty tė thirrrėn nė ndihmė e gjetėn shpėtim, nė ty e vunė shpresėn e nuk u turpėruan!" (v. 4-6).
    Sa herė mund tė kenė pėrsėritur:
    "Ti, Zot, mos u largo: ankthi ėshtė afėr, nuk kam askėnd pėr tė mė ndihmuar... Por ti, o Zot, mos rri larg meje, fuqia ime shpejto tė mė ndihmosh!... Mė shpėto prej gojės sė luanit, prej brirėve tė buajve tė egėr mua tė gjorin.”(v. 12,20.22).
    Dhe ashtu si Zoti kishte dėgjuar thirrjet e popullit tė tij nė Egjipt dhe i kishte ngjallur Moisiut energjinė pėr t'i ēliruar ata. Kėtė herė Zoti dėgjoi thirrjet e popullit tė tij tė mėrguar nė Babiloni dhe ai zgjoi nė Kirin, mjeshtrin e ri tė historisė, vendimin pėr tė liruar popullin e tij qė tė kthente nė tokėn e vet. Dhe sa mė i ashpėr ishte kalvari i Mėrgimit, aq mė i madh ishte gėzimi i kthimit. Po, Zoti e dėgjoi britmėn e tė mėrguarve. Ai iu pėrgjigj ankesės sė tyre:
    "E unė do t’ua shpall vėllezėrve Emrin tėnd, do tė tė lavdėroj nė kuvendin e dheut: “Ju qė e druani Zotin, lėvdojeni atė, mbarė fara e Jakobit, lėvdojeni atė! Tė gjithė pasardhėsit e Izraelit, nderojeni atė (v.23) ... sepse nuk e pėrbuzi as s’e qiti nė harresė mjerimin e skamnorit, nuk e fshehu fytyrėn e vet prej tij, por, kur i kėrkoi ndihmė, e dėgjoi”...(v. 24v).
    Kėtu fillojnė vargjet qė kemi lexuar e qė kėrkojmė tė kuptojmė.. Izraeli i kthyer nė vendin e tij, e pėrmbushi kushtin, premtimin qė ia bėri Zotit; dhe si tė gjithė ata qė kanė pasur njė pėrvojė tė vėrtetė besimi, bijtė e Izraelit duan tė ndajnė me tė gjithė falėnderimet e tyre dhe lavdet e tyre:
    "Do tė tė lėvdoj nė kuvendin e dheut, ndėr sy tė besimtarėve tė tu do t’i kryej kushtet. Do tė hanė skamnorėt e do tė ngihen, do ta lavdėrojnė Zotin ata qė e kėrkojnė: ‘Rroftė zemra e tyre pėr amshim!’ Do tė kujtohen e do tė kthehen te Zoti mbarė skajet e tokės, do tė adhurojnė para tij mbarė familjet e kombeve..." (v. 26-28).
    Jezusi sigurisht e kėndoi kėtė psalm disa herė gjatė jetės sė tij tokėsore, madje edhe para Pasionit tė tij; ēdo herė, ai ndau tė vuajtjet, shpresėn dhe falėnderimet e popullit tė tij; ai e dinte, mė mirė se kushdo, qė i gjithė njerėzimi ende pret ēlirimin pėrfundimtar nga e keqja dhe nga ankthi pėrpara vdekjes. Ditėn e fundit, nė kryq, ai u lut me kėtė psalm: ai qė dha lirshėm jetėn e tij pėr ēlirimin pėrfundimtar tė turmave, pėrsėri gjeti forcėn, nė mes tė dhimbjes sė tij, pėr tė njoftuar veprėn e Zotit: "Nė shėrbim tė tij do tė jetė fara ime, breznisė sė ardhshme do t’i tregohet pėr Zotin, pėr drejtėsinė e tij do t’i tregohet popullit qė vjen: “Kėshtu bėri Zoti”!" (v. 31-32).

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2020
    Postime
    1,470
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Mishi i derrit i ndaluar dhe ne Bibel

    PĖRGATITJA E LITURGJISĖ

    E DIELA 5 TĖ PASHKĖS VITI B

    MĖ 28-4-2024.


    LEXIMI I DYTĖ: 1 Gj. 3,18-24.


    18 Fėmijėzit e mi, mos tė duam me fjalė e me gjuhė, por me vepra e nė tė vėrtetė!
    19 (Dhe) Me kėtė gjė e dimė a jemi prej sė vėrtetės. Dhe do ta qetėsojmė zemrėn tonė para Tij
    20 nė qoftė se ajo na qorton pėr ndonjė gjė. Sepse Hyji ėshtė mė i madh se zemra jonė dhe njeh gjithēka.
    21 Fort tė dashur! Nėse zemra nuk na padit, mund tė shkojmė me guxim te Hyji 22 dhe ēkado qė kėrkojmė, prej Tij e marrim, sepse i mbajmė urdhėrimet e tij dhe bėjmė ēka Atij i pėlqen.
    23 Ky ėshtė urdhri i tij: qė tė besojmė nė Emrin e Birit tė tij – nė Jezu Krishtin dhe ta duam njėri-tjetrin, si Ai na urdhėroi.
    24 Kush i mban urdhėrimet e tij, mbetet nė Hyjin dhe Hyji nė tė. Me kėtė e dimė se Ai mbetet nė ne: me anė tė Shpirtit qė na e ka dhėnė.


    LECTIO DIVINA – MEDITIM - LUTJE.

    SHĖMBĖLLTYRA E DY DJEMVE.


    Habia e parė me kėtė tekst: bollėku i foljeve! “Beso, dashuro, ji besnik, bėj atė qė i pėlqen Hyhit…” Pėr Gjonin, padyshim, besimi nuk ėshtė njė mendim, ai ėshtė para sė gjithash njė mėnyrė e tė qenit. Kjo tė kujton nė mėnyrė tė papėrmbajtshme njė shėmbėlltyrė tė Jezusit, atė tė dy djemve: “28 “Mė thoni si e mendoni kėtė gjė: njė njeri kishte dy djem. Iu drejtua tė parit e i tha: ‘Biro, dil sot e puno nė vresht!’ 29 Ai iu pėrgjigj: ‘Nuk dua!’ Pastaj ndėrroi mendim dhe shkoi. 30 Atėherė iu drejtua tė dytit po ashtu. Ai iu pėrgjigj: ‘Po shkoj, imzot!’, por nuk shkoi. 31 Cili prej tė dyve e kreu vullnetin e tė atit?”
    I thanė: “I pari!”
    “Pėrnjėmend po ju them: ‑ vazhdoi Jezusi ‑ tagrambledhėsit e laviret para jush hyjnė nė Mbretėrinė e Hyjit. 32 Sepse, erdhi Gjoni ndėr ju udhės sė drejtėsisė e ju nuk i besuat, tagrambledhėsit e laviret i besuan, ndėrsa ju, edhe pasi i patė kėto, nuk u penduat pėr t’i besuar” (Mt,.21,28-32).
    Nuk ėshtė e vėshtirė, padyshim, tė gjesh pėrgjigjen e duhur...
    Ėshtė sigurisht nė kėtė kuptim qė Gjoni, kėtu, na thotė tė duam “jo me fjalė e me gjuhė, por me vepra dhe nė tė vėrtetė” (v. 18).
    Meqenėse nė ajetin e mėparshėm, ai sqaroi qartė: “Kush i ka tė mirat e kėsaj bote dhe e sheh vėllain e vet nė ngushticė dhe e mbyll zemrėn e vet para tij – nė ē’mėnyrė dashuria e Hyjit qėndron nė tė?” (1 Gj. 3,17).
    Pak mė tutje, nė tė njėjtėn letėr, ai pėrsėrit pėrsėri: “Prej tij e kemi edhe kėtė urdhėr: Kush e do Hyjin, duhet ta dojė edhe vėllain e vet (1 Gj. 4,21).
    Habia e dytė: duke pasur parasysh tė gjitha gjėrat, ky mėsim ishte tashmė ai i tė gjithė Besėlidhjes sė Vjetėr; urdhėrimet e dhėna nga Perėndia pėr Moisiun vinin pėrballė dashurisė pėr Perėndinė dhe dashurinė pėr vėllezėrit; profetėt nga ana e tyre nuk kishin thėnė asgjė tjetėr; Mikea, pėr shembull:
    " “T’ėshtė dėftuar ē’ėshtė e mirė, o njeri,
    e ēka Zoti kėrkon prej teje:
    s’kėrkon tjetėr pos tė zbatosh drejtėsinė,
    tė duash mirėsinė,
    tė jetosh kujdesshėm me Hyjin tėnd!” (Mi. 6,8 ).
    Edhe neve na kanė bėrė tė njohur atė qė ėshtė e mirė, atė qė pret Zoti prej nesh: gjė tjetėr veēse tė duam drejtėsinė dhe mirėsinė dhe tė ecim me pėrulėsi me Hyjin tone.
    Jezusi nuk ndryshoi asgjė nė kėtė mesazh qė duket se ėshtė baza e Zbulesės qė iu bė Izraelit: Perėndia i dashurisė e krijoi njeriun sipas shėmbėlltyrės dhe ngjashmėrisė sė tij, domethėnė tė bėrė pėr tė dashur. E habitshme nuk ėshtė vetėm se ne e kemi tė vėshtirė ta praktikojmė kėtė fe... por mė seriozisht, se e kemi tė vėshtirė ta pranojmė, fare thjesht.
    Prandaj, nė mėnyrėn e tij, Gjoni na kujton se baza e besimit tonė pėrbėhet nga dashuria: “Duke vepruar nė kėtė mėnyrė (d.m.th., duke dashur nėpėrmjet veprimeve dhe jo pėrmes fjalėve) ne do tė pranojmė se i pėrkasim sė vėrtetės ". Kjo ėshtė e vetmja e vėrtetė: Zoti ėshtė dashuri (kjo ėshtė edhe njė shprehje e Gjonit nė kėtė letėr) dhe njerėzit janė bėrė tė duan. “Ne e njohėm dashurinė qė Hyji ka kundrejt nesh dhe i besuam asaj. Hyji ėshtė Dashuri, dhe, kush mbetet nė dashuri, mbetet nė Hyjin dhe Hyji mbetet nė tė” (1 Gj. 4,16).


    SIPAS NGJASHMĖRISĖ SĖ ZOTIT TĖ DASHURISĖ.


    Shėn Gjoni shton se dashuria e tė tjerėve ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pasur paqe mendore: “Para Zotit do tė qetėsojmė zemrat tona; sepse nėse zemra jonė na akuzon, Perėndia ėshtė mė i madh se zemra jonė dhe ai di ēdo gjė” Nė tė vėrtetė, ai qė ia kushton kohėn e tij shėrbimit tė tė tjerėve ėshtė plotėsisht i decentruar nga vetvetja; ai nuk e lė mė veten tė dekurajohet nga spektakli i papėrsosmėrive tė tij. Shėn Gjoni mund ta ketė dėgjuar kėtė shėmbėlltyrė tė dy djemve qė e rilexuam mė lart; Jezusi e mbylli duke u thėnė bashkėbiseduesve tė tij: “Nė tė vėrtetė po ju them se tagrambledhėsit dhe prostitutat shkojnė pėrpara jush nė mbretėrinė e Perėndisė” (Mt. 21,31). Tani, duke thėnė kėtė, Jezusi po fliste me njerėz shumė fetarė, njerėz pėr tė cilėt thuhej me siguri se kishin besim, pasi Mateu flet pėr kryepriftėrinjtė dhe pleqtė e popullit. Nga kjo mund tė nxjerrim pėrfundimin: njė besim qė nuk na shtyn drejt dashurisė, nuk ėshtė besim nė Zotin e dashurisė; njė besim qė nuk na shtyn tė ndihmojmė vėllezėrit tanė tė jetojnė, nuk ėshtė besim nė Atin e tė gjallėve.
    Secili prej ungjilltarėve i bėri jehonė kėtij mesazhi qendror tė besimit nė mėnyrėn e vet. Nė ungjillin e tij, Gjoni shkoi aq larg sa e zėvendėsoi historinė e institucionit tė Eukaristisė me atė tė larjes sė kėmbėve: “A e kuptoni ēka ju bėra? 13 Ju mė quani: Mėsues e Zotėri. Mirė thoni, sepse unė jam. 14 Nėse, pra, unė ‑ Zotėria dhe Mėsuesi ‑ ju lava kėmbėt, duhet qė edhe ju t’ia lani kėmbėt njėri‑tjetrit. 15 Ju dhashė shembull qė, sikurse ju bėra unė juve, tė bėni edhe ju. ” (Gj. 13,12-15). Gjoni mėsoi mėsimin: ajo qė ai e quan urdhėrimi i Perėndisė ėshtė "lajini kėmbėt njėri-tjetrit... Nga kjo do t'ju njohin tė gjithė qė jeni dishepujt e mi: nga dashuria qė keni pėr njėri-tjetrin. (Gj. 13,35)
    Mund tė themi se ėshtė njė qėllim i pamundur tė duash tė gjithė! Kjo ėshtė padyshim ajo qė do tė thotė Gjoni kur thotė se zemra jonė na akuzon: zemra jonė na akuzon se nuk duam sa duhet; dhe ėshtė e vėrtetė qė do tė gėnjejmė nėse do tė pretendonim se i duam tė gjithė; (gjithmonė do tė ketė njerėz qė nuk janė shumė miqėsorė me ne); por nėse e lexojmė tekstin me kujdes, Zoti nuk na kėrkon tė ndjejmė dashuri pėr tė gjithė... ai kėrkon vetėm tė veprojmė... Tė tjerat do t'i bėjė. Nė thelb, besimi qė kėrkohet prej nesh ėshtė tė besojmė nė dashurinė e tij pėr tė gjithė... dashuria e tij ka nevojė pėr krahėt tanė; ne vetėm duhet tė ndėrtojmė dashurinė e tij duke bėrė atė qė mundemi.
    Ndoshta, pra, mund ta kuptojmė kėtė fjali: «Nėse zemra nuk na akuzon, ne qėndrojmė me guxim pėrpara Perėndisė dhe ēdo gjė qė i kėrkojmė, ai na jep”. Qė nga momenti qė veprimet tona udhėhiqen vetėm nga dashuria, padyshim, lutjet tona do tė jenė nė harmoni me vullnetin e Zotit qė ėshtė bėrė vetėm nga dashuria... Dhe ne do tė mund tė themi me tė vėrtetėn "U bėftė vullneti yt nė tokė siē ėshtė nė parajsė”


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Eagle Eye.
    Anėtarėsuar
    23-04-2024
    Postime
    12

    Pėr: Mishi i derrit i ndaluar dhe ne Bibel

    Psalmet i drejtohen Zotit te vertete (jo Jezusit) dhe i eshte caktuar Davidit qe ti percjelle njerezimit. Davidi ishte profet ashtu si Abrahami, Noah, Moisiu nga ku e vazhdoi Jezusi perhapjen e fjales se Zotit dhe e perfundoi profeti Muhamed. Te gjithe kishin nje qellim, perhapjen e fjales se Zotit dhe zbatimin e urdheresave te Tij.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2020
    Postime
    1,470
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Mishi i derrit i ndaluar dhe ne Bibel

    PĖRGATITJA E LITURGJISĖ

    E DIELA 5 E PASHKĖS VITI B

    MĖ 2 MAI 2O21.


    LEXIMI I UNGJILLIT: Gj.15,1-8


    1 “Unė jam hardhia e vėrtetė, e im Atė ėshtė vreshtari. 2 Ēdo shermend nė mua, qė nuk jep fryt, Ai e pret,kurse secilin qė jep fryt, Ai e pastron, qė tė japė mė shumė fryt. 3 Tashmė ju jeni tė pastruar me anėn e fjalės qė ju thashė. 4 Banoni nė mua sikurse edhe unė nė ju. Sikurse shermendi nuk mund tė japė fryt prej vetvetes, i shkėputur prej hardhisė, po ashtu as ju, nėse nuk mbeteni nė mua. 5 Unė jam hardhia, ju jeni shermendet. Kush mbetet nė mua e unė nė tė, ai jep shumė fryt, sepse pa mua s’mund tė bėni asgjė. 6 Nėse ndokush nuk mbetet nė mua, hidhet jashtė porsi shermendi i prerė e thahet. Tė tillėt i bashkojnė, i qesin nė zjarr e digjen. 7 Nėse mbeteni nė mua, dhe, nėse fjalėt e mia qėndrojnė nė ju, kėrkoni gjithēka tė doni dhe do t’ju jepet. 8 Me kėtė gjė lavdėrohet im Atė: nėse jepni shumė fryt e dėftoheni nxėnės tė mi.




    LECTIO DIVINA – MEDITIM – LUTJE.


    ZOTI KUJDESET PĖR POPULLIN E VET

    SI NJĖ VRESHTAR PĖR VRESHTIN E VET.


    Jezusi ndahet nga miqtė e vet: nė mbrėmjen e fundit, ai lau kėmbėt e dishepujve tė tij; pastaj njoftoi largimin e tij tė afėrt prej kėsaj bote dhe dėrgimin e Shpirtit Shenjt. Ēuditėrisht, Gjoni nuk shkruan asgjė pėr institucionin e Eukaristisė: por kėtu Jezusi po flet pėr hardhinė nė termat qė na pėrkujtojnė Besėlidhjen. Nė lutjet eukaristike institucioni i kėtij sakramenti ėshtė pėrkujtuar ndėr tė tjera me kėto fjalė: “Merrni e pini…ky ėshtė kelku i gjakut tim, i Besėlidhjes sė re dhe tė amshuar”. Pra larja e kėmbėve dhe ligjeratat e Jezusit nė darken e fundit mund tė mendohet se janė njė meditim i vėrtetė eukaristik, propozuar nga vetė Jezusi. Nuk duhet tė harrohet se, nė Besėlidhjen e Vjetėr, hardhia ishte imazhi i privilegjuar i Besėlidhjės midis Zotit dhe Izraelit: Zoti, sigurisht, pronari i hardhisė dhe Izraeli vreshti.

    Profeti Isaia kishte bėrė njė lloj shėmbėlltyre pėr tė shpjeguar kuptimin e kėsaj Besėlidhjeje:
    «Do t’ia kėndoj tė dashurit tim kėngėn e mikut tim mbi vreshtin e tij. Miku im kishte vreshtin nė njė kodėr pjellore.
    E thuri, ia qėroi gurėt, e mbėltoi me hardhi tė zgjedhura, nė mes tė tij e ndėrtoi kullėn, nė tė punoi edhe shtrydhėsin.
    Priste se do t’i bėnte rrush, por i bėri vetėm larushk”(Is 5,1).
    Besnikėria e Zotit u shpreh nga pėrkujdesja e vreshtarit, njė pėrkujdesje e cila mund tė pėrzihet me pasionin, me dashurinė, qė mund tė tejkalojė kufirin e saj pėr tė thėnė se marrėdhėnjet e Zotit me Popullin e tij karakterizohen nga njė dashuri e vėrtetė. Sa i pėrket qėndrimit tė Popullit tė Zgjedhur, herė tė bindur, herė tė pabesė, ai pėrfaqėsohej nga cilėsia e rrushit:
    " Shermendmadhe hardhi Izraeli, jepte fruta me mbushulli; sipas shumėsisė sė frutave tė saj, edhe lterėt i shumoi, sipas begatisė sė tokės sė vet, i stolisi tempujt e vet. Izraeli, njė hardhi e lulėzuar, prodhoi fruta pėr t'u pėrputhur ..." (Os 10,1).
    Por ndodhi shumė shpesh qė rrushi tė ishte i keq (pėrktheni qė Izraeli ishte i pabesė ndaj Besėlidhjes). Sidoqoftė, posa dikush tė pushojė sė praktikuari urdhėrimet, e gjithė jeta shoqėrore prishet.


    Atėherė vreshtari ankohej:
    " Priste se do t’i bėnte rrush, por i bėri vetėm larushk. Tani, banorė tė Jerusalemit e ju burrat e Judesė, ndajeni kėtė pleqėri mes meje e vreshtit tim. Ē’u desh tjetėr tė bėj pėr vreshtin qė s’e bėra? Shpresoja se do tė mė jepte rrush, pėrse mė bėri veē larushk? Juve tani po ju dėftoj ē’do t’i bėj unė vreshtit tim: do ta shthur gardhin e tij, qė tė bėhet djerr; do t’rrėzoj ledhet e tij qė tė shkelmohet. Le tė mbesė shkretė mos tė kihet as mos tė mihet, le ta mbulojnė halluga e ferra; reve unė do t’u urdhėroj njė pikė shi mbi tė tė mos bjerė. Vreshti i Zotit tė Ushtrive ėshtė shtėpia e Izraelit, fidanėt e zgjedhur tė tij janė banorėt e Judesė. Prita tė ushtrojnė virtytet, dhe ja, vetėm paudhėsi, drejtėsinė prita, ja ofshamat! Vreshti i Zotit tė Plotfuqishėm ėshtė Shtėpia e Izraelit dhe populli i Judės ėshtė bima qė ai ēmonte. Ai priste tė drejtėn pėr ta bėrė kėtė dhe ėshtė padrejtėsi. Ai priste drejtėsi prej saj dhe ai gjeti vetėm britmėn e tė pafatit .... Ai priste rrush tė imėt prej tyre, ai kishte vetėm tė kėqij. Tani, banorė tė Jeruzalemit dhe njerėz tė Judės, gjykoni midis meje dhe vreshtit tim. A mund tė bėj mė shumė pėr vreshtin tim sesa bėra? Unė prisja rrush tė bukur prej tij, pse prodhoi tė kėqija? ... "(Is 5,1 ... 7).
    Pse kjo braktisje nė duart e fatit? Sepse, shumė shpesh, kanė qenė udhėheqėsit e popullit qė e kanė nxitur atė ndaj sė keqes: ky ėshtė shpjegimi i Jeremias: " Barinj tė shumtė e shkretuan vreshtin tim, e shkelmuan pronėn time, pjesėn time, atė mė tė dashurėn, e kanė kthyer nė djerrishtė tė shkretė!" (Jer 12,10).

    Por kur vreshtari ėshtė vetė Zoti, nuk mund tė japė dorėheqjen pėr fatkeqėsinė e vreshtit tė tij, pėr dėshtimin e Besėlidhjes midis tij dhe Izraelit: prandaj ai njofton se njė ditė, hardhia do tė japė fruta tė mira:
    "Atė ditė do tė jetė njė vresht i ėmbėl: kėndojini atij!
    Unė, Zoti, atė e ruaj, ēdo kohė vetė e ujis,
    roje i rri natė e ditė, qė askush tė mos e dėmtojė.
    Kundėr tij nuk jam zemėruar.
    A qet kokė ferrė e hallugė?
    Nė luftė do tė sulem kundėr tyre,
    nė flakė tė zjarrit do t’i djeg!
    O, mė mirė, le tė bjerė nė ndore,
    le tė bėjė me mua paqe,
    me mua paqe le tė bėjė.
    Hir Jakobit e ndėshkim ndrydhėsit
    6 Nė ditė tė ardhshme rrėnjė do tė lėshojė Jakobi,
    do tė qesė pipa e lule Izraeli (Is. 27,2 ... 6).



    SHERIMI I VRESHTIT.

    Dhe, nė disa raste, ai kishte shpallur njė Besėlidhje tė Re. Pėr shembull, te Jeremia: " Ja, po vijnė ditėt ‑ėshtė fjala e Zotit ‑ kur do tė lidh me shtėpinė e Izraelit e me shtėpinė e Judės njė Besėlidhje tė re. Jo si Besėlidhja qė e pata bėrė me etėrit e tyre, atė ditė kur i mora pėr dore, pėr t’i nxjerrė nga toka e Egjiptit. Kėtė Besėlidhje qenė ata qė e thyen. Atėherė unė u dėftova se jam zotėria i tyre ‑ėshtė fjala e Zotit. Por ja Besėlidhja qė unė do ta lidh pas kėtyre ditėve me shtėpinė e Izraelit ‑ėshtė fjala e Zotit ‑ : Nė shpirtin e tyre do ta fus Ligjin tim, do ta shkruaj nė zemrėn e tyre. Atėherė do tė jem Hyji i tyre e ata do tė jenė populli im. Dhe atėherė s’do tė kenė nevojė ta mėsojė njėri‑tjetrin e vėllai vėllanė: ‘Njihe Zotin!’, sepse tė gjithė do tė mė njohin, prej mė tė voglit e deri nė mė tė madhin ‑ thotė Zoti ‑ sepse do ta fal fajėsinė e tyre e s’do ta kujtoj mė mėkatin e tyre "(Jr. 31,31-34).

    Prandaj ėshtė krejt natyrshme qė Jezusi, i cili realizon kėtė Besėlidhje tė Re, do tė kishte marrė imazhin e hardhisė pėr tė shpjeguar nė ēfarė konsiston me tė vėrtetė kjo Besėlidhje e Re nė gjakun e tij; ai madje nuk ka nevojė tė shqiptojė fjalėn "Besėlidhje", sepse tė gjithė e kuptojnė se kur ai flet pėr hardhinė, ėshtė e qartė se ai po flet pėr Besėlidhjen dhe se ai njofton se Besėlidhja e Re me gjakun e vet po hyn nė fuqi. Zoti dhe njerėzit marrin pjesė nė kėtė aventurė tė re. "Unė jam hardhia e vėrtetė dhe Ati im ėshtė vreshtar ... Qėndroni nė mua, ashtu si unė jam nė ju ... Unė, unė jam hardhia, dhe ju jeni degėt" ... Tani ai qė sipas fjalėve tė Jezusit, qėndron “nė tė", duhet tņ mbushet me fjalėt e tij: " Nėse qėndroni nė mua, dhe fjalėt e mia qėndrojnė nė ju!"; kėtu pėrsėri, ne gjejmė njė temė qė ėshtė ndjerė kudo: njerėzit e injorojnė Zotin, nuk e konsiderojnė atė si Atė. Pak mė vonė, po atė mbrėmje, Jezusi do tė thotė pėrsėri:
    "Atė i drejtė! Bota nuk tė njohu e unė tė njoha. Edhe kėta e kuptuan se ti mė dėrgove..." (Gj 17,25).
    Kur populli i Izraelit ishte i pabesė ndaj Besėlidhjes, ishte pėr shkak se anėtarėt e tij nuk e pėrfillėn Zotin dhe lejuan qė tė ēoheshin nėpėr rrugė tė rreme, tė cilat Besėlidhja e Vjetėr i quante idhujtari. Pėrkundrazi, Jezusi e njeh Atin dhe prandaj jeton nė Besėlidhje tė pėrhershme me Tė. Dhe kur ai thotė "Tani ju jeni pastruar tashmė, falė Fjalės qė unė ju kam thėnė", ai do tė thotė qė, falė Fjalės sė tij, ne mė nė fund e njohim Atin ashtu siē ėshtė. Njė Atė qė thjesht na fton tė hyjmė nė besnikėrinė e Birit tė tij, duke qėndruar fort i shartuar tek ai.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Eagle Eye.
    Anėtarėsuar
    23-04-2024
    Postime
    12

    Pėr: Mishi i derrit i ndaluar dhe ne Bibel

    Ne diskutime te tilla shoh shume qe tentojne te mbrojne bindjet e tyre me ēdo kusht dhe pak prej tyre mundohen ta pranojne te verteten kur behet e qarte.
    Akoma nuk eshte sjelle nje varg ne Bibel qe hedh poshte urdheresen per ndalimin e mishit te derrit dhe jam i sigurte qe nuk ka, sepse eshte i ndaluar nga Zoti dhe perhapja e tregtise te mishit te derrit dhe konsumimi i tij ne mase eshte kundershtim haptazi i urdhereses.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eagle Eye. : 24-04-2024 mė 23:31

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2020
    Postime
    1,470
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Mishi i derrit i ndaluar dhe ne Bibel

    Eagle eye,
    mė fal, 3 postimi me titullin:

    PĖRGATITJA E LITURGJISĖ

    E DIELA E 5 E PASHKĖS VITI B...



    janė postuar gabimisht kėtu.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2020
    Postime
    1,470
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Mishi i derrit i ndaluar dhe ne Bibel

    Eagle eye,
    ēfarė besoj unė pėr Jezusin e gjen nė njė kryetemė me titull:

    Kryetemė: "Jezu Krishti ėshtė Zot" (Rm 10,9), nė listėn e komunitetit katolik.

    Lexojė me vemendje, duke pranuar qė ėshtė besimi im pėr Jezusin...vetėm kaq.

    Unė nuk kam pretenduar kurrė tė tė mesoj ēfarė duhet tė besosh ti pėr Allahun, Kuranin...Ėshtė besimi yt, por kam lexuar shumė e vepra me vlerė, sipas mendimit tim lidhur me kėtė.

    Pėr fenė time unė mendoj se Kryetemė qė tė kam propozuar ėshtė me vlerė. Ti, edhe nėse sigurisht nuk je dakord me mua, mund tė mėsosh me inteligjencė ēfarė atje ėshtė shkruar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ninoenina : 26-04-2024 mė 12:15

Tema tė Ngjashme

  1. A ka ngjitės mishi nė ushqimin tuaj?
    Nga Albo nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-08-2023, 22:17
  2. Mishi i kalit, njė delikatesė e shtrenjtė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2013, 08:53
  3. Pėrse u ndalua mishi i derrit?
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 29-11-2011, 17:59
  4. A pėrdoret mishi i kitrrės, tek ndonjė popull??
    Nga alibaba nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 06-10-2008, 00:04
  5. Mishi I Bashkisė....
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 18-10-2007, 07:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •